Flash News

Bota

Pas UEFA-s, Formula 1 anulon Çmimin e Madh të Rusisë 2022

Pas UEFA-s, Formula 1 anulon Çmimin e Madh të Rusisë 2022

Formula 1 njoftoi të premten se nuk do të garojë në Rusi këtë vit, pasi vendi filloi një pushtim të Ukrainës.

Çmimi i Madh i Rusisë, i cili iu bashkua kalendarit në vitin 2014, ishte planifikuar për 25 shtator në Parkun Olimpik të Soçit, por organizatorët e F1 thanë se ishte e pamundur të zhvillohej gara në rrethanat aktuale.

Pak më parë, UEFA e zhvendosi finalen e Champions League nga Shën Petersburgu në Paris. Vendimi u mor pas sulmeve të vazhdueshme të Rusisë mbi Ukrainën, të cilat filluan mëngjesin e së enjtes.

Të fundit