Flash News

Bota

Moldavia i bashkohet Ukrainës, kërkon anëtarësim të përshpejtuar në BE

Moldavia i bashkohet Ukrainës, kërkon anëtarësim të

Presidentja e Moldavisë Maia Sandu nënshkroi një kërkesë zyrtare për anëtarësimin e vendit të saj në Bashkimin Evropian, me një procedurë të përshpejtuar pas pushtimit që Rusia ka nisur ndaj Ukrainës.

Lëvizja e Sandu vjen disa ditë pasi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy nënshkroi një kërkesë për anëtarësim të menjëhershëm në BE ndërsa lufton forcat pushtuese ruse, raporton Reuters.

Moska e kundërshton ashpër zgjerimin lindor të BE-së dhe veçanërisht të NATO-s, të cilën e sheh si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e saj kombëtare.

Sandu, kryeministri dhe kryetari i parlamentit nënshkruan të gjithë dokumentin gjatë një konference në kryeqytetin Kishinau, ku politikanët pro-rusë dhe pro-BE kanë luftuar për kontroll që kur Moldavia fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në 1991.

"Ne duam të jetojmë në paqe, prosperitet, të jemi pjesë e botës së lirë. Ndërsa disa vendime kërkojnë kohë, të tjerat duhet të merren shpejt dhe me vendosmëri, dhe duke përfituar nga mundësitë që vijnë me një botë në ndryshim," tha ajo.

Aplikimi do të dërgohet në Bruksel në ditët në vijim. Udhëheqësit e BE-së mund të diskutojnë kërkesën e Ukrainës në një samit jozyrtar muajin e ardhshëm.

Të fundit