Flash News

Bota

Pas valës së të nxehtit, Zvicra mbulohet nga bora

Pas valës së të nxehtit, Zvicra mbulohet nga bora

Pas valës së të nxehtit, Zvicra tashmë është përballur me reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje balte. Por, ajo surpriza janë reshjet e borës të cilat kanë nisur menjëherë pas përfundimit të të nxehtit.

Të hënën reshje të shumta dëbore mbuluan resortin e njohur dimëror Zermatt, në lartësinë 1638 metra.

“Temperatura pati një rënie mbresëlënëse, brenda katër ditëve. Të enjten, termometri i stacionit lexoi 31.2 °C. Sot në orën 11.15 ishte 0.5 °C,” raportoi shërbimi i motit MétéoSuisse në platformën X.

Shumë qafa malore në Alpe, si Gotthard dhe Zimblon, kanë mbetur të mbyllura sot, për shkak të reshjeve të shiut që nisën mbrëmjen e së premtes dhe shkaktuan rrëke balte.

Shërbimet e trenave u anuluan në disa zona për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Të fundit