Flash News

Bota

Pas përfundimit të sezonit veror, dyert e Evropës po mbyllen për amerikanët

Pas përfundimit të sezonit veror, dyert e Evropës po mbyllen

Ndërsa në verë një pjesë e madhe e Evropës u hap për vizitorët amerikanë, fundi i sezonit ka sjellë me vete kufizime të reja dhe dyert për kontinentin po fillojnë të mbyllen, raporton CNN.

Më herët, Bashkimi Evropian rekomandoi që vizitorëve amerikanë tu ndaloheshin udhëtimet jo thelbësore në vendet e tij anëtare për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19 në SHBA.

Lajmi ka nxitur vende të ndryshme evropiane të përditësojnë kufizimet e udhëtimit për amerikanët, ndërsa disa kanë ndaluar plotësisht hyrjen.

Ndryshimet kanë shkaktuar një konfuzion të gjerë, veçanërisht për ata që planifikojnë të udhëtojnë në Evropë në muajt e ardhshëm.

Kjo lëvizje vjen pasi Bashkimi Evropian i ka hequr Shtetet e Bashkuara nga lista e tij e sigurt. Kërkesa e BE-së nuk ëshë detyruese.

Disa vende mund të mbajnë dyert e tyre të hapura, por të rregullojnë kërkesat si testet e para-nisjes për Covid, aranzhimet e karantinës ose prova e vaksinimit.

Të fundit