Flash News

Bota

Përfshihet nga flakët kampi i emigrantëve në Greqi

Përfshihet nga flakët kampi i emigrantëve në Greqi
Në foto/ Zjarri në kampin e emigrantëve

Një zjarr i madh shpërtheu në kampin e emigrantëve Vathy në ishullin grek të Samos. Mediat e huaja raportojnë se, forcat zjarrfikëse arritën të vendosin nën kontroll flakët.

Trembëdhjetë zjarrfikës po luftonin me zjarrin, teksa ende nuk kishte raportime për të lënduar. Një numër emigrantësh, përfshirë disa fëmijë në lot, mund të shiheshin të mbledhur në një park makinash pranë kampit.

Kampi, i cili do të mbyllej në fund të muajit, ishte akoma duke strehuar 300 njerëz që prisnin transferimin të hënën në një kamp të ri të hapur këtë fundjavë nga Ministri i Migracionit Notis Mitarachi.

Sipas Ministrisë, të gjithë azilkërkuesit u evakuuan në një hapësirë ​​të zbrazët pranë hyrjes së kampit.

Ndërsa, 10 të mitur të pashoqëruar u transportuan në objektin e ri Samos, pjesa tjetër e tyre do të transportohen atje siç ishte planifikuar të hënën.

Të fundit