Flash News

Bota

Përfundon ndërtimi i centralit, Lukashenko: Bjellorusia do të bëhet fuqi bërthamore

Përfundon ndërtimi i centralit, Lukashenko: Bjellorusia do të

Presidenti bjellorus Alyaksandr Lukashenka ka hapur centralin e parë dhe të vetëm bërthamor në Bjellorusi, ndërsa deklaroi se ky shtet i Evropës Lindore do të kthehet në fuqi bërthamore.

Centrali bërthamor është ndërtuar nga një kompani ruse dhe është financuar nga Moska me 10 miliardë dollarë hua. Ndërtimi i tij përfundoi afër qytetit Astravets, pavarësisht kundërshtimeve lituaneze, kryeqyteti i së cilës, Vilnus, është vetëm 50 kilometra larg. Astravets tërheq ujin për reaktorët e tij ftohës nga Lumi Nevis, që po ashtu furnizon me ujë të pijshëm Lituaninë.

Ndërtimi i lëtij centrali vjen në një moment shumë kritik për Bjellorusinë, në të cilën që prej zgjedhjeve të 9 gushtit kanë shpërthyer protestat. Qytetarët, opozita dhe perëndimi pretendojnë se zgjedhjet janë manipuluar.

Një ditë më parë, BE-ja e ka shtuar Lukashenkan, djalin e tij, Viktar dhe 13 zyrtarë tjerë në listën e zezë të zyrtarëve bjellorusë, për rolin e tyre në falsifikimin e votave dhe shtypjes së protestave nga ana e qeverisë

Të fundit