Flash News

Bota

Përfundon takimi SHBA-Ukrainë në Arabi, DASH njofton rikthimin e ndihmës së sigurisë për Kievin

Përfundon takimi SHBA-Ukrainë në Arabi, DASH njofton rikthimin e

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar zyrtarisht pas takimit të zhvilluar mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Arabinë Saudite, duke theksuar marrëveshjet e rëndësishme që u arritën gjatë këtij takimi.

SHBA ka njoftuar se do të heqë menjëherë pauzën për ndarjen e informacioneve të shërbimeve inteligjente dhe do të rifillojë ndihmën e saj të sigurisë për Ukrainën, një hap i rëndësishëm në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit të vendit.

Të dy vendet kanë ndërmarrë “hapa të rëndësishëm drejt rivendosjes së paqes së qëndrueshme” për Ukrainën, dhe Ukraina ka shprehur gatishmërinë për të pranuar propozimin e SHBA për një armëpushim të menjëhershëm dhe të përkohshëm 30-ditor.

Në përpjekje për të siguruar një zgjidhje afatgjatë, delegacionet kanë rënë dakord të përfundojnë një marrëveshje për zhvillimin e burimeve minerale të rralla dhe të emërojnë ekipet e negociatave për të nisur bisedimet drejt një paqeje të qëndrueshme, e cila do të sigurojë sigurinë afatgjatë të Ukrainës.

Të fundit