Flash News

Bota

Përkeqësimi i situatës në SHBA, ashpërsohen masat kufizuese ndaj koronavirusit në disa shtete

Përkeqësimi i situatës në SHBA, ashpërsohen masat

Përkeqësimi i situatë së pandemisë në Shtetet e Bashkuara ka bërë që në disa prej shteteve amerikane të rikthehen kufizimet.

Gurvenatori i Kalifornisë Gavin Neësom tha se po shqyrton vendosjen e një ndalim-qarkullimi në këtë shtet.

Kryetari i Bashkisë së Los Anxhelosit, Eric Garcetti po u kërkon banorëve të shmangin udhëtimet për dy deri tre javët e ardhshme.

Në Ajova guvernatorja Kim Reynolds bëri të detyrueshëm përdorimin e maskave edhe në mjedise publike.

Në Nju Xhersi nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave në mjedise të mbyllura.

Në ndërtesa shtetërore në Oklahoma maskat janë të detyrueshme, ndërsa restorantet nga e enjtja duhet të mbyllen në ora 11 të mbrëmjes.

SHBA po regjistron një numër të lartë infeksionesh ditore, ndërsa numri i viktimave po i afrohet një çerek milioni.

Të fundit