Flash News

Bota

Përleshje e përgjakshme në burgun e Ekuadorit, 116 të vdekur dhe 80 të plagosur

Përleshje e përgjakshme në burgun e Ekuadorit, 116 të vdekur

Presidenti i Ekuadorit ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore në sistemin e burgjeve pas një përplasjeje vdekjeprurëse midis të burgosurve që çoi në të paktën 116 viktima dhe 80 të plagosur.

Zyra e prokurorit të vendit të Amerikës së Jugut tha se gjashtë nga të burgosurit e vrarë u gjetën me koka të prera në Penitenciaria del Litoral në provincën Guayas, e cila ka qenë skena e luftimeve të përgjakshme mes bandave për kontrollin e burgut muajt e fundit.  

Shërbimi policor kombëtar i Ekuadorit tha se kishte dërguar 400 oficerë për të rivendosur rendin në një nga burgjet më të mëdha të vendit pas trazirave, që mendohet se kanë lidhje me kartelet ndërkombëtare të drogës.

"Rreth 400 oficerë policie po kryejnë një operacion ndërhyrjeje dhe kontrolli brenda (burgut) për të ruajtur rendin dhe garantuar sigurinë," shkroi policia kombëtare, Policia Ekuador, në Tëitter herët të enjten, së bashku me një video të oficerëve që marshonin.

Përleshje të ngjashme u zhvilluan në shkurt dhe korrik 2021 në burgje të ndryshme në të gjithë vendin. Të paktën 79 njerëz vdiqën në dhunën e shkurtit, dhe në korrik të paktën 22 të tjerë jetë humbën gjithashtu.

Të fundit