Flash News

Bota

Përmbyset autobusi në Turqi, 12 të vdekur dhe 19 të plagosur

Përmbyset autobusi në Turqi, 12 të vdekur dhe 19 të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur në provincën e Yozgatit në Turqinë qendrore të dielën vonë, ku një autobus u përmbys dhe për pasojë humbën jetën 12 persona dhe 19 të tjerë u plagosën.

Viktimat janë dërguar me autoambulancë në spitalin shtetëror të Sorgunit, ndërkohë që po hetohet për aksidentin.

Guvernatori i Yozgatit, Mehmet Ali Özkan tha se nga informacionet paraprake, autobusi i përket një kompanie që udhëtonte nga Sivas drejt Stambollit.

“Fatkeqësisht, kemi të bëjmë me një aksident tragjik. Sipas informacioneve të para, autobusi ynë që i përkiste një kompanie që po shkonte nga Sivas për në Stamboll, kaloi në korsinë e kundërt të rrugës nga drejtimi i kundërt dhe u rrokullis në një pyll”, tha ai.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë.

Të fundit