Flash News

Bota

Përmbytet varka me emigrantë në Kanalin Anglez, dy të vdekur

Përmbytet varka me emigrantë në Kanalin Anglez, dy të vdekur

Dy persona kanë vdekur pasi një varkë me emigrantë u mbyt në Kanalin Anglez, raportojnë mediat e huaja.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në brigjet e Sangatte, afër Calais. Rreth 50 emigrantë të tjerë u shpëtuan, njoftuan autoritetet franceze.

Operacionet e shpëtimit zhvillohen rregullisht në Kanalin Anglez, një rrugë e rrezikshme e ndjekur nga emigrantët për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Të premten, prefektura detare franceze deklaroi se kishte ofruar ndihmë për 155 persona në ngushticën e Pas-de-Calais.

Të fundit