Flash News

Bota

Përmendi Napoleonin, Macron-Putinit: E vetmja fuqi imperialiste në evropë është Rusia

Përmendi Napoleonin, Macron-Putinit: E vetmja fuqi imperialiste në

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar ndaj Presidentit rus Vladimir Putin, i cili bëri një krahasim midis pushtimit të Ukrainës dhe dështimit të Napoleonit në përpjekjen e tij për të pushtuar Rusinë. Macron, gjatë një fjalimi solemn në Bruksel, i kujtoi Putinit se Rusia është e vetmja fuqi imperialiste në Evropë.

Macron theksoi se Rusia po riarmatos shpejt dhe mund të sulmojë edhe shtete të tjera nëse nuk ndalet, duke përfshirë kërcënimin për përdorimin e armëve bërthamore franceze. "Ai po bën një gabim historik. Napoleoni bëri pushtime, por e vetmja fuqi imperialiste që shoh tani në Evropë është Rusia," deklaroi Macron.

Presidenti francez gjithashtu përmendi se ai e ka njohur mirë Putin dhe se ai ka treguar se mund të tradhtojë marrëveshjet, duke përmendur rastin e marrëveshjeve të Minskut që Rusia nuk i respektoi pas pushtimit të Krimesë në 2014. Macron u shpreh se Putini është i vetëdijshëm për pasojat e veprimeve të tij dhe se ai reagon në këtë mënyrë pasi e di që ajo që ai tha është e vërtetë.

Kjo shkëmbim mes liderëve vjen pas tensioneve të vazhdueshme midis Rusisë dhe Perëndimit për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe rrezikut të mundshëm të eskalimit të konfliktit në rajon.

Të fundit