Flash News

Bota

Përplasen dy trena, 155 pasagjerë të plagosur në Spanjë

Përplasen dy trena, 155 pasagjerë të plagosur në Spanjë

Të paktën 155 persona mbetën të plagosur, pasi dy trena u përplasën në periferi të Barcelonës. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:50 (06:50 GMT).

Mediat lokale raportuan se trenat po udhëtonin në të njëjtin drejtim dhe u përplasën ndërsa një tjetër ishte i parkuar në stacion. Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Zyrtari i shërbimeve të urgjencës, Joan Carles Gomez, u tha gazetarëve në vendngjarje se 155 persona ishin lënduar nga përplasja.

“Po flasim për shumë mavijosje dhe disa lëndime në kokë, por asgjë serioze”, tha ai, duke shtuar se pasagjerët po ekzaminohen për të “përjashtuar ndonjë frakturë”.

Gomez tha se treni po lëvizte "shumë ngadalë (kur ndodhi përplasja), por njerëzit që ishin në këmbë u rrëzuan dhe u lënduan”.

Burimi: BBC

Të fundit