Flash News

Bota

Përplasen trenat në Kroaci, tre të vdekur e 11 të plagosur

Përplasen trenat në Kroaci, tre të vdekur e 11 të plagosur

Një tren pasagjerësh dhe një tren mallrash u përplasën natën e mbrëmshme në Kroacinë qendrore, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur të paktën 11 të tjerë, thanë autoritetet.

Përplasja ka ndodhur rreth orës 21:30 afër qytetit Novska, i cili është afër kufirit të Kroacisë me Bosnjën, tha policia në një deklaratë.

Kryeministri Andrej Plenkoviç, i cili nxitoi në vendngjarje me zyrtarë të tjerë qeveritarë konfirmoi se deri më tani trupat e tre personave janë gjetur në vendin e aksidentit, por ai tha se viktima të tjera mund të gjenden ende në mëngjes.

Të lënduarit janë shtruar në spital, disa me lëndime të rënda, por jo në rrezik për jetën.

 Shkaku i përplasjes nuk ishte i qartë.

Treni i pasagjerëve ishte një linjë lokale me 13 persona, ndërsa në trenin e mallrave ishte vetëm drejtuesi, tha Plenkoviç. Ai tha se mes të plagosurve ka edhe shtetas të huaj.

 

Të fundit