Flash News

Bota

Përplasja për nëndetëset, Johnsoni i ofron bashkëpunim presidentit Macron

Përplasja për nëndetëset, Johnsoni i ofron bashkëpunim

Kryeministri britanik Boris Johnson i ka kërkuar Presidentit francez Emmanuel Macron se ai dëshiron të "rivendosë bashkëpunimin" me Parisin pasi një pakt i ri sigurie i tensionoi marrëdhëniet e tyre.

Zyra e Macron tha se udhëheqësit folën me telefon të Premten, disa ditë pas krizës madhore diplomatike rreth nëndetëseve.

Johnson i ishte përgjigjur zemërimit francez për një marrëveshje të re të ndërmjetësuar midis Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Australisë, për të cilën zyrtarët në Paris thonë se “Presidenti i është përgjigjur se i pret propozimet e tij”, shtohet në njoftim, shkruan Al Jazeera. 

Biseda është zhvilluar vetëm dy ditë pasi Macron dhe presidenti amerikan, Joe Biden, e diskutuan çështjen nëpërmjet telefonit, në atë që ndikoi në uljen e tensioneve mes Parisit dhe Ëashingtonit lidhur me paktin e partneritetit strategjik midis SHBA-së, Australisë dhe Britanisë së Madhe.  

Pakti për rajonin Indo-Paqësor, i quajtur Aukus, bëri që Australia të anulonte një marrëveshje shumë miliardë dollarëshe me Francën për ndërtimin e nëndetëseve konvencionale.

Të fundit