Flash News

Bota

Përvec pandemisë, India përballet edhe me një ciklon; 12 viktima dhe dhjetra të zhdukur

Përvec pandemisë, India përballet edhe me një ciklon; 12
Foto ilustruese

Ndërsa po përballej me një valë të rëndë të pandemisë, India është goditur edhe nga një ciklon. "Tauktae" ka sjellë vdekjen e të paktën 12 personave, raporton BBC.

Ndërkohë më shumë se 90 të tjerë janë zhdukur, pasi një barkë në brigjet e qytetit Mumbai u fundos nga cikloni. Flota detare indiane tha se kishte shpëtuar 177 nga 270 personat në bord dhe se përpjekjet për të gjetur të mbijetuar ishin në vazhdim.

Gjithashtu rreth 700 persona kanë mbetur të bllokuar në det pas ciklonit Tauktae. Autoritet kanë thënë se po punojnë për evakuimin e tyre.

Të fundit