Flash News

Bota

Zbardhet plagosja me armë zjarri para parlamentit serb

Zbardhet plagosja me armë zjarri para parlamentit serb

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot para godinës së Parlamentit në Beograd, ku një person mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Policia ka zbardhur ngjarjen teksa autori i dyshuar është identifikuar si Vladan A., 70 vjeç. Ai është arrestuar menjëherë nga policia.

Sipas raportimeve, ai më parë i vuri flakën një tende të ngritur para parlamentit, hodhi brenda një grusht plumba dhe më pas qëlloi me armë zjarri.

Ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe krijim të rrezikut të përgjithshëm. Sakaq i plagosuri, Milan B., 57 vjeç, u dërgua në spital dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Pak më vonë në një konferencë të jashtëzakonshme presidenti Aleksandër Vuçiç e cilësoi rastin si "akt terrorist".

Të fundit