Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Plan që siguron shërbime inovative dhe konkurruese"/ Komisioni i BE-së prezanton masat për industrinë e automjeteve

Komisioni i BE-së ka prezantuar planin e tij të veprimit për industrinë evropiane të automobilave. "Është një plan që siguron që prodhuesit evropianë të makinave, furnizuesit dhe ofruesit e shërbimeve të lidhura të mbeten inovativë, konkurrues dhe të ankoruar fort në Evropë," i tha shtypit komisioneri iBE-së Apostolos Tzitzikostas.
Industria e automobilave përbën shtatë për qind të prodhimit ekonomik evropian dhe punëson rreth 14 milionë njerëz, tha Komisioneri i Transportit. Por bëhet fjalë për më shumë sesa thjesht numra. Njerëzit janë krenarë për industrinë e makinave, por ajo është në rrezik.
Komisioni e sheh industrinë e automobilave në BE në një pikë kthese kritike për shkak të ndryshimeve të shpejta teknologjike dhe rritjes së konkurrencës.
Presioni ushtrohet kryesisht nga konkurrenca kineze. Prodhuesit evropianë të makinave elektrike kanë pak shanse në tregun kinez. Në të kundërt, prodhuesit kinezë po përpiqen të fitojnë një terren në Evropë me makina elektrike me çmime më të përballueshme. Kërcënimi i SHBA-së për të vendosur tarifa ndëshkuese për çelikun dhe aluminin po shkakton gjithashtu shqetësim tek prodhuesit e makinave, sepse ata kanë frikë nga rritja e çmimeve.
Automjetet e "gjeneratës së ardhshme"
Plani i paraqitur tani nga Komisioni i BE-së bazohet në diskutimet me përfaqësues të industrisë së automjeteve. Qëllimi është që industria të jetë e përshtatshme për të ardhmen. Komisioni dëshiron të sigurojë që industria evropiane e automobilave të mos mbetet më prapa në teknologjitë kryesore si inteligjenca artificiale. Kjo është arsyeja pse ajo dëshiron të bashkojë lojtarët që po zhvillojnë automjetet e "gjeneratës së ardhshme". Kjo përfshin kushtet kornizë për zhvillimin dhe testimin e makinave vetë-drejtuese në BE. Komisioni i BE-së synon të sigurojë një miliard euro për nisma të përbashkëta në këtë sektor.
Nxitja e kërkesës për makina elektrike
Aktualisht, vetëm 15 për qind e të gjitha automjeteve të reja të shitura në BE janë elektrike. Për të stimuluar kërkesën për makina me emetim zero, Komisioni dëshiron të diskutojë sistemet e nxitjes, të tilla si avantazhet tatimore, me shtetet anëtare. Sipas Komisionit, rreth 60 për qind e të gjitha regjistrimeve të reja në BE i përkasin flotës së kompanive, d.m.th. janë makina të kompanive, makina që jepen me qira ose taksi. Një propozim legjislativ do të paraqitet në vitin 2025 për të sjellë më shumë automjete neutrale ndaj klimës në rrugë.
Komisioni i BE-së njoftoi gjithashtu se do të promovojë një sistem të "qirasë sociale". Kjo synon t'u mundësojë qytetarëve me të ardhura më të ulëta të përdorin e-mobilitetin. Franca, për shembull, kishte prezantuar një model të tillë.
Fleksibiliteti i nevojshëm
Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen ka njoftuar të hënën se dëshiron të ndihmojë industrinë e automobilave. Në të ardhmen, duhet të ketë më shumë fleksibilitet. Në fakt, sasia mesatare e CO2 e emetuar nga çdo prodhues dhe çdo vit duhet të matet. Nëse tejkalohet një kufi i caktuar, mund të zbatohen gjoba.
Tani Komisioni i BE-së dëshiron t'u japë prodhuesve mundësinë që të kompensojnë vlerat më të larta që lejohen për vitin aktual me ato për vitet e ardhshme. Kjo mund t'i ndihmojë ata të shmangin gjobat. Kjo duhet të vendoset nga Parlamenti i BE-së dhe Këshilli i BE-së përmes një rregulimi ligjor.
Ky duhet të jetë "koncesioni i fundit për industrinë e makinave”, paralajmëroi organizata Transport and Environment. "Kjo nuk është një dhuratë për prodhuesit e makinave, por e nevojshme për të mbajtur ndryshimin në rrugën e duhur," thotë Sigrid de Vries, Drejtore e Përgjithshme e Shoqatës Evropiane të industrisë ACEA (Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve).
Në një konferencë për shtyp, ajo vlerësoi planin dhe dialogun e mëparshëm me Komisionin si një "shenjë të ndërgjegjësimit në rritje" për sfidat me të cilat përballet industria. Evropa ka nevojë për një kontroll realiteti se si dëshiron të merret me tranzicionin e gjelbër nga njëra anë dhe konkurrencën globale nga ana tjetër. Shoqata e saj mirëpret "kthesën pragmatike" të Komisionit, por beson se duhet bërë më shumë.
Fundi i motorëve me djegie?
Plani aktual është që nga viti 2035 e tutje, asnjë automjet i ri me motorë me djegie nuk do të lejohet të shitet në BE. Komisioneri i Transportit Tzitzikostas tani ka njoftuar se e ashtuquajtura heqja e motorit me djegie do të rishikohet më herët se sa ishte planifikuar - domethënë këtë vit dhe jo në 2026.
Rishikimi, i cili është planifikuar të bëhet në gjysmën e dytë të vitit 2025, do të fokusohet kryesisht në pyetjen nëse qëllimi i makinave të reja me emetim zero CO2 mund të arrihet edhe me teknologji të tjera, si e-karburantet.
Pjesë të mëdha të Partisë Popullore Evropiane konservatore, ku bën pjesë edhe von der Leyen, duan të anulojnë ndalimin e motorëve me djegie në mënyrë që t'u japin prodhuesve të makinave më shumë kohë.
Ndërkaq,T ransport and Environment paralajmëron se ligjvënësit nuk duhet të dorëzohen para presionit të industrisë së automobilave kur rishikohen vlerat dhe kufizimet. Në fund të fundit, makinat, furgonët dhe kamionët në BE janë aktualisht përgjegjës për 22 për qind të emetimeve të gazeve serrë.
Prodhimi i baterive në Evropë
BE-ja dëshiron të sigurojë që bateritë për makinat elektrike të prodhuara në Evropë të bëhen më konkurruese. Fondet do të vihen në dispozicion për këtë qëllim dhe një propozim legjislativ do të specifikojnë se cilët komponentë të baterive duhet të vijnë nga BE.
Përveç kësaj, nga viti 2026 do të ketë një strukturë për të ndihmuar prodhuesit të prokurojnë lëndë të para. Për këtë qëllim, 1.8 miliardë euro do të derdhen në një fond inovacioni. Për më tepër, Komisioni do të vazhdojë të punojë në marrëveshjet e tregtisë së lirë për të siguruar kushte të barabarta dhe akses të sigurt në lëndët e para të rralla, tha Tzitzikostas./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38