Flash News

Bota

Plani i Albin Kurtit për shtensionimin e situatës në veri, reagon DASH

Plani i Albin Kurtit për shtensionimin e situatës në veri, reagon

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka reaguar pas planit të parashtruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për të shtensionuar situatën në veri.

“Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ua kanë bërë të qartë pritjet tona të dyja palëve. Këto diskutime po vazhdojnë”, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i DASH-it në pyetjen se si Uashingtoni e komenton planin pesëpikësh të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për uljen e tensioneve në veri.

Kurti, në pikën e parë të planit që prezantoi dje, tha se kërkon sundimin e ligjit çka nënkupton identifikimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e personave që ushtruan dhunë dhe sulmuan Policinë e Kosovës, trupa e KFOR dhe gazetarët në veri të Kosovës.

“Ata që janë përgjegjës për sulmet e dhunshme duhet të mbahen përgjegjës, pas një procesi të rregullt ligjor dhe me transparencë të plotë”, tha zëdhënësi i DASH-it.

Ministri i Punëve të Jashtme, Xhelal Sveçla tha dje se është arrestuar një nga udhëheqës e “bandave kriminale” që kryen sulme në veri gjatë protestave të serbëve lokalë. Sipas Sveçlës, ai është një nga organizatorët e sulmeve ndaj trupave të NATOS-s.

Të fundit