Flash News

Bota

Plani me gjashtë pika i Boris Johnson për të mposhtur Putin

Plani me gjashtë pika i Boris Johnson për të mposhtur Putin

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të bëjnë një përpjekje për të siguruar që pushtimi i Rusisë në Ukrainë të dështojë.

Ai ka paraqitur një plan prej gjashtë pikash për të vijuar presionin ndaj presidentit rus Putin.

Ja çfarë ka thënë:

Udhëheqësit botërorë duhet të mobilizojnë një "koalicion humanitar ndërkombëtar" për Ukrainën

Ata duhet të mbështesin Ukrainën "në përpjekjet e saj për të siguruar vetëmbrojtjen".

Presioni ekonomik ndaj Rusisë duhet të rritet

Komuniteti ndërkombëtar duhet t'i rezistojë "zvarritjeve " të veprimeve të saj në Ukrainë

Rezolutat diplomatike për luftën duhet të ndiqen, por vetëm me pjesëmarrjen e plotë të qeverisë legjitime të Ukrainës

Duhet të ketë një "fushatë të shpejtë për të forcuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë" midis vendeve të NATO-s

Johnson pritet gjithashtu të japë mesazhin e tij në takimet me kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe kryeministrin holandez Mark Rutte në Downing Street të hënën.

Të fundit