Flash News

Bota

"Plotësisht e pamoralshme", Ukraina refuzon propozimin e Moskës për të evakuuar civilët në Rusi

"Plotësisht e pamoralshme", Ukraina refuzon propozimin e

Ukraina ka refuzuar propozimin e Moskës për korridoret humanitare, pasi parashikon lejimin e njerëzve që të largohen nga qytetet, me kusht që të udhëtojnë në Bjellorusi ose Rusi.

"Ky nuk është një opsion i pranueshëm. Civilët e thirrur nga rusët për t'u evakuuar nga qytetet Kharkiv, Kyiv, Mariupol dhe Sumy nuk do të shkojnë në Bjellorusi për të marrë më pas avionin dhe për të shkuar në Rusi", tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk.

Një zëdhënës i presidentit ukrainas Volodymyr e konsideroi "plotësisht e pamoralshme", duke akuzuar Rusinë për pengimin e qëllimshëm të përpjekjeve të mëparshme të evakuimit.

“Vuajtjet e njerëzve përdoren për të krijuar pamjen e dëshiruar televizive. Këta janë qytetarë të Ukrainës, ata duhet të kenë të drejtë të evakuohen në territorin e Ukrainës”, thuhet në një deklaratë.

Ndërsa ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha “mos i beso Putinit”, duke shtuar se lideri rus nuk i kishte mbajtur kurrë premtimet e tij.

Të fundit