Flash News

Bota

Politikani rus kërkon pushtimin e Ukrainës në natën e Vitit të Ri

Politikani rus kërkon pushtimin e Ukrainës në natën e Vitit
Vladimir Zhirinovsky

Deputeti dhe lideri i Partisë Demokratike Liberale të Rusisë Vladimir Zhirinovsky ka sugjeruar bombardimin ushtarak të Ukrainës të bëhet natën e Vitit të Ri, duke qenë se vëmendja është e shpërqëndruar.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur situata është e tensionuar dhe perëndimi i ka bërë thirrje Rusisë të tërheqë trupat ushtarake nga Ukraina. Kjo e fundit është e bindur se Kremlini do ta sulmojë edhe pse Moska e ka mohuar.

Zhirinovsky ka thënë se nëse do të ishte president, ai do ta bombardonte Ukrainën mes 31 dhjetorit dhe 1 janarit në orën 4 të mëngjesit kur “secili është i dehur”.

“Dikush duhet t’i ndëshkojë ata, dikush duhet t’i frikësojë ata”, ka thënë ai një ditë pasi ka sugjeruar se Rusia duhet të aneksojë gjithë Ukrainën, sipas Rel.

Të fundit