Flash News

Bota

Popullsia e Kinës bie për herë të parë që nga viti 1961

Popullsia e Kinës bie për herë të parë që nga viti

Popullsia e Kinës ka rënë për herë të parë në 60 vjet, me normën kombëtare të lindjeve që ka arritur një rekord të ulët 6.77 lindje për 1000 njerëz.

Popullsia në 2022 ra me 850,000 krahësuar me vitin 2021. Shkalla e lindjeve në Kinë ka qenë në rënie prej vitesh, duke nxitur një sërë politikash për të ngadalësuar trendin.

Por shtatë vjet pas heqjes së politikës së një fëmije, ajo ka hyrë në atë që një zyrtar e përshkroi si një "epokë të rritjes negative të popullsisë".

Shkalla e lindjeve në 2022 ishte gjithashtu në rënie nga 7.52 në 2021, sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave të Kinës, e cila publikoi shifrat.

Vdekjet gjithashtu tejkaluan lindjet për herë të parë vitin e kaluar. Kina regjistroi shkallën e saj më të lartë të vdekjeve që nga viti 1976, 7.37 vdekje për 1000 njerëz, nga 7.18 që ishte ky tregues një vit më parë.

Të dhënat e mëparshme të qeverisë kishin paralajmëruar një krizë demografike, e cila në afat të gjatë do të tkurrte fuqinë punëtore të Kinës dhe do të rriste barrën mbi kujdesin shëndetësor e kostot e tjera të sigurimeve shoqërore.

Rezultatet nga një regjistrim një herë në dekadë i shpallur në vitin 2021 treguan se popullsia e Kinës po rritej me ritmin e saj më të ngadaltë në dekada.

Edhe vende të tjera të Azisë Lindore, si Japonia dhe Koreja e Jugut janë përmballur me tkurrje të popullsisë.

Tendencat e popullsisë së Kinës ndër vite janë formësuar kryesisht nga politika e diskutueshme e një fëmije, e cila u prezantua në vitin 1979 për të ngadalësuar rritjen e popullsisë.

Në tetor 2022, presidenti kinez Xi Jinping e bëri një prioritet rritjen e nivelit të lindjeve. Xi tha në një Kongres të Partisë Komuniste, një herë në pesë vjet në Pekin, se qeveria e tij do të "ndjek një strategji kombëtare proaktive" në përgjigje të plakjes së popullsisë së vendit.

Burimi: BBC

Të fundit