Flash News

Bota

Posta e fundjavës/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi në botë

Posta e fundjavës/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Presidenti Biden dhe udhëheqësit e tjerë perëndimorë përfunduan samitin e parë në person të Grupit të 7 që nga fillimi i pandemisë. Ata lëshuan një komunikatë të përbashkët konfrontuese rreth sjelljeve së qeverisë ruse dhe kineze, edhe pse nuk ishin dakord për çështje të tjera thelbësore.

■ Parlamenti i Izraelit, Knesset, rrëzoi dje zyrtarisht Benjamin Netanyahun, mbretërimi 12-vjeçar i të cilit si kryeministër ishte më i gjati në historinë e vendit. Knesset miratoi një qeveri të re të koalicionit me një votë të vetme diferencë: 60 me 59, me një abstenim.

■ Euro 2020 / Anglia mposht KroacinëAustria fiton ndaj Maqedonisë së Veriut, ndërsa Holnda ndaj Ukrainës.

■ Vetëm 60,000 banorë të Arabisë Saudite do të lejohen të marrin pjesë në pelegrinazhin vjetor të haxhit në Mekë muajin tjetër.

■ Shmangia e vaksinave që buron nga frika rreth efektshmërisë së Sputnik po con një rritje të re të infektimeve në Rusi.

■ Barbora Krejcikova, fitoi titullin për femra në French Open. Novak Djokovic fitoi aktivitetin për  meshkuj, titullin e tij të 19-të Grand Slam.

■ Jean-Luc Mélenchon, kreu i një partie ekstreme të majtë franceze, u mbulua me miell në një protestë në Paris, vetëm disa ditë pasi Presidenti Emmanuel Macron u godit në fytyrë.

■ Christian Eriksen, një yll danez i futbollit, është në gjendje të qëndrueshme pasi ai hyri në arrest kardiak gjatë një ndeshjeje të shtunën.

■ Kina është ende duke blerë pajisje amerikane të ADN-së për policinë në Xinjiang, pavarësisht përpjekjeve të SHBA për të parandaluar atë që të përdoret për të mundësuar mbikëqyrjen dhe abuzimet e të drejtave të njeriut.

■ Një shpërthim gazi në një treg prodhimesh vrau të paktën 12 vetë dhe plagosi 138 të tjerë në Kinën qendrore të dielën.

■ Sipërmarrësit në Silicon Valley kanë qenë në një përpjekje 10-vjeçare për të bërë një makinë fluturuese.

■ Një zhytës karavidhesh në Massachusetts i mbijetoi një udhëtimi brenda gojës së një balene me gunga.

Të fundit