Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se nëse Athina zyrtare dhe Ankaraja nuk i zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut, atëherë do t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Parlamentare të NATO – s, Mitsotakis është shprehur se aleatët nuk mund të bashkëpunojnë me grupet xhihadiste,

■ Një studim ka dalë në përfundimin se nivelet e antitrupave kundër koronavirusit duket se bien më shpejt tek burrat sesa te gratë. Kështu shkruan The Guardian, ndërsa thotë se gratë që kanë më shumë të ngjarë të infektohen, por burrat kanë dy herë më shumë mundësi të vdesin nga virusi se sa gratë.

■ Bullgaria vendos veton, bllokohet hapja e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE, Zaharieva: Ndaloni falsifikimin e historisë! (Pretendimet)

■ Franca u bë vendi i parë në Europë që kaloi dy milion raste të zbuluara të infeksionit me koronavirus këtë javë, por autoritetet shprehën optimizëm se masat e bllokimit po fillonin të ngadalësonin përhapjen e virusit.

■ Jordania, e cila u vlerësua në të gjithë botën për përpjekjet e saj të hershme për të luftuar pandeminë, tani është bërë një nga vendet më të goditura në rajon, së bashku me Libanin dhe Iranin.

■ Gjatë dy javëve të fundit, shirat e rrëmbyeshëm dhe tajfunët kanë vrarë deri në 70 njerëz, duke lënë dhjetra qytete në Provincën Cagayan të Filipineve nën ujë.

■ Autoritetet greke kanë akuzuar një burrë afgan për vdekjen e djalit të tij 6-vjeçar ndërsa të dy u përpoqën të arrinin përmes detit. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se masa krijon një precedent shqetësues dhe është pjesë e një strategjie për të larguar migrantët nga përpjekjet për të hyrë në Greqi.

■ Policia ka arrestuar një burrë në Irlandën e Veriut në lidhje me bombardimin famëkeq të dy lokaleve në Angli gati një gjysmë shekulli më parë, në të cilin 21 njerëz vdiqën.

■ Administrata Federale e Aviacionit hapi rrugën që Boeing 737 Max të rifillojë fluturimin, 20 muaj pasi dy aksidente fatale iu fajësuan softuerit dhe një morie dështimesh të kompanisë dhe qeverisë.

■  Kryeministri Viktor Orban tregoi pse Hungaria vendosi veton për miratimin e buxhetit evropian dhe fondin e rimëkëmbjes. Ai tha se vendimi u mor për shkak se në të kundërt kjo do ta detyronte atë të pranojë migrantë. Sipas Orban, migrimi kërcënon identitetin kombëtar dhe europian hungarez.

■ Komisioni Europian u kërkoi shteteve anëtare të BE-së, që të shmangin grumbullimin e borxheve të përhershme. “Nivelet e borxhit do të rriten në mënyrë të pashmangshme për kompanitë, për familjet, por edhe për qeveritë”, tha zëvendëspresidenti i Komisionit, Valdis Dombrovskis.

■ Me mijëra qytetarë në Gjermani u mblodhën para Parlamentit për të kundërshtuar masat kufizuese të ndërmarra në kuadër të pandemisë. Gjatë protestës nuk kanë munguar edhe përplasjet me forcat e policisë. Këto të fundit kanë përdorur ujë me presion për të shpërndarë demonstruesit, si dhe kanë arrestuar shumë prej tyre.

Të fundit