Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

 Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

Sulm terrorist në Vjenë, raportohet për 7 viktima, sulmuesi hedh veten në erë.

■ Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi se kërkesat për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë janë të pakuptimta. Ai tha se çështja e njohjes reciproke nuk është çështje për të cilën Serbia ndonjëherë do të diskutojë, dhe përsëriti se Prishtina është e obliguar t’i përmbushë detyrimet e dala nga marrëveshja e Brukselit.

■ Gjermania, si kryesuese e Presidencës së BE, i bëri sot thirrje Komisionit Evropian të miratojë buxhetin e unionit për periudhën e ardhshme 7-vjeçare me vlerë 1.8 bilionë euro, sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithashtu i kërkoi miratimin e një plani të rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia.

■Qeveria greke ka miratuar një tjetër paketë mbështetese për të përballuar krizën e krijuar nga pandemia. Plani u prezantua nga zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas, i cili tregoi nëntë masat shtesë në një paketë prej 2.3 miliardë eurosh. Greqia ka marrë masa edhe për rritjen e kapaciteteve spitalore.

■ Kancelarja Angela Merkel e krahasoi pandeminë me sfidat me të cilat Gjermania u përball pas Luftës së Dytë Botërore. Banorët po hyjnë në "dritën e bllokimit" për një muaj, me shpresën për të festuar pushimet me familjet e tyre.

■ Pasi Australia raportoi periudhën e parë 24-orëshe pa raste të reja në gati pesë muaj, një rast i ri u zbulua në shtetin e Uellsit të Ri Jugor.

■ Princi William kontraktoi Covid-19 në Angli në prill, por mbajti sekret diagnozën e tij nga frika e alarmimit të publikut, sipas medias britanike të lajmeve.

■ Pasi njoftoi papritur planet e bllokimit për Anglinë, Kryeministri Boris Johnson tani përballet me kundërshtim nga aleatët dhe kundërshtarët që thonë se ai ose ka shkuar shumë larg ose ka vepruar shumë ngadalë.  

■ Njerëz të armatosur sulmuan Universitetin e Kabulit të hënën dhe e rrethuan për gjashtë orë, duke vrarë të paktën 19 vetë dhe duke plagosur më shumë se një duzinë të tjerë. Një degë afgane e Shtetit Islamik u raportua të ketë marrë përgjegjësinë.

■ Edward Snowden, ‘bilbili’ dhe ish-kontraktori i inteligjencës amerikane tha se po aplikonte për shtetësi ruse sepse ai dhe gruaja e tij ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

■ Ditë pas një tërmeti me magnitudë 7 ballëshe në Turqi një foshnjë u tërhoq e gjallë nga rrënojat e banesës në Izmir.

 

Të fundit