Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Dy javë pas prerjes së kokës së një mësuesi francez, tre njerëz u vranë në një sulm me thikë në një kishë në Nicë, në atë që zyrtarët e quajtën akt terrorist. Ajo u pasua shpejt nga dy ngjarje të ngjashme, megjithëse ishte e paqartë nëse ishin të koordinuara.

 

■ Pas nisjes së një hetimi nga vëzhguesi britanik i të drejtave të njeriut për antisemitizëm në Partinë kryesore të opozitës, Laburiste, partia pezulloi ish-udhëheqësin e saj pasi ai shmangu fajin për trajtimin e akuzave, duke tronditur politikën britanike.

 

■ Detaje të reja të trajtimit të Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së për akuzat kundër Halkbank, një bankë shtetërore turke e dyshuar për shkeljen e ligjit të sanksioneve të SHBA, zbulojnë se si udhëheqësi i Turqisë bëri presion ndaj Presidentit Trump, duke shkaktuar shqetësim te zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë.

 

■ Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut vendit la në fuqi një dënim me 17 vjet për ish-Presidentin Lee Myung-bak dhe e urdhëroi atë të kthehej në burg. Ai u akuzua në vitin 2018 për korrupsion, duke përfshirë akuza se kishte mbledhur miliona në ryshfet.

 

■ Qindra mijëra punëtorë migrantë në Singapor të cilët kanë qenë kryesisht të mbyllur në konvikte për muaj do të lejohen të vizitojnë qendrat e caktuara të rekreacionit në ditët e tyre të pushimit nëse ato testohen negativisht për koronavirusin.

 

■ India arriti tetë milion raste, thanë zyrtarët. Eshtë vendi i dytë që e bën këtë, pas Shteteve të Bashkuara.

 

■ Teksa një valë e dytë përhapet në të gjithë Europën, Hollanda me Republikën Çeke dhe Belgjikën shquhen midis vendeve të goditura më së shumti.

 

■ Sistemet spitalore në të gjithë Europën janë në një pikë kritike - Belgjika shtyu të gjithë ndërhyrjet jo-thelbësore në spitale dhe Kroacia u kërkoi ish-mjekëve në pension të ktheheshin në punë.

Të fundit