Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Administrata Trump rekomandoi dhënien e një vaksine koronavirusi për të gjithë ata mbi 65 vjeç në ShBA, ku vdekjet nga Covid-19 janë ende në nivelet më të larta.

■ Vonë të martën në mbrëmje, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një rezolutë që i bën thirrje zv/presidentit Mike Pence dhe kabinetit për të hequr Presidentin Trump nga detyra, megjithëse Pence kishte njoftuar paraprakisht se nuk do ta bënte këtë.

Dhoma pritet të votojë sot për fajësimin.■ Partia populiste italiane Lëvizja Pesë Yje, e cila ka kohë që ka përhapur dezinformata në lidhje me rreziqet e vaksinimeve, tani duhet t'i bindë italianët se inokulimi masiv është i nevojshëm.

■ Bizneset si Henkel, një kompani e madhe gjermane e kimikateve, janë duke provuar sensorë në veshje për të parandaluar shpërthimet e virusit midis punëtorëve.

■ ShBA do t'u kërkojë vizitorëve nga jashtë të testohen negativisht përpara se të hipin në fluturimet e tyre duke filluar nga 26 Janari.

■ Monedha e Kinës, juan, ka arritur nivelin e saj më të fortë në më shumë se dy vjet kundrejt dollarit dhe monedhave të tjera kryesore, dhe kjo nuk tregon shenja ndalimi.

■ Zyrtarët holandezë po sekuestrojnë drekat e paketuara nga shoferët e kamionëve që hyjnë në Bashkimin Europian nga Britania nën rregullat e reja te importit të lidhura me Brexit që hynë në fuqi në fillim të këtij viti.

■ Zhytësit e Marinës rikuperuan një nga "kutitë e zeza" nga Sriwijaya Air Flight 182, i cili do t'i ndihmojë zyrtarët të kuptojnë pse avioni 26-vjeçar Boeing 737-500 u rrëzua të shtunën vetëm katër minuta pas ngritjes nga Xhakarta.

■ Më shumë njerëz vdiqën në Britani vitin e kaluar se në çdo vit në shekullin e kaluar dhe numri i tyre ka tejkaluar edhe atë të pandemisë së gripit spanjoll të vitit 1918, njoftoi të martën agjencia statistikore e qeverisë.

■ Reliket nga Horti Lamiana, vendi i fshehtë i preferuar i tiranit më famëkeq të Romës antike Kaligules, janë gjetur nga arkeologët dhe do të ekspozohen në Muzeun e ri Nymphaeum të Piazza Vittorio në Romë.  

Të fundit