Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

■ Bashkimi Europian bëri me dije se do t’i japë Turqisë 6 miliardë euro për të trajtuar problemin me emigrantët sirianë. Ankaraja kishte kërkuar nga BE-ja të ndajë fonde për emigrantët në mënyrë që t’i mbajë ata në territorin e vet dhe të mos lejojë shkuarjen e tyre në vendet europiane.

■ Mbreti i Suedisë, Carl XVI Gustaf, ka komentuar menaxhimin që i është bërë situatës së pandemisë Covid-19 në vendin e tij. Ai është shprehur se vendi i tij ka dështuar sepse nuk ka arritur të mbrojë të moshuarit nga koronavirusi.

■ Greqia ka ashpërsuar masat anti-Covid në disa prej komunave me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e koronavirusit. Do të ndalohet lëvizja përtej fashave orare 18:00 -05.00 dhe do të mbyllen shumë aktivitete

■ Rekord i ri, sa është numri i gazetarëve të burgosur në botë gjatë vitit 2020.  Sondazhi i përvitshëm i organizatës për lirinë e shtypit, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, rendit Kinën, Turqinë dhe Egjiptin si vendet me numrin më të madh të gazetarëve të burgosur.

■ Ndërsa SHBA. fillon programin e vaksinimit dhe lëviz drejt autorizimit të një vaksine të dytë, u ndesh me më shumë se 245,000 raste të reja me koronavirus dhe më shumë se 3,600 vdekje të mërkurën.

■ Zv/presidenti Mike Pence dhe bashkëshortja e tij, Karen Pence, sot do të marrin vaksinën e koronavirusit Pfizer-BioNTech.

■ Pasi Presidenti Emmanuel Macron i Francës testoi pozitiv me koronavirus, udhëheqësit e tjerë europianë, përfshirë kryeministrat e Spanjës dhe Portugalisë, me të cilët u takua kohët e fundit kanë filluar të vetë-karantinohen.

■ Ligjvënësit spanjollë votuan të enjten në favor të një ligji që dekriminalizon eutanazinë dhe vetëvrasjen e asistuar nga mjekët, duke e bërë të mundshme që Spanja të bashkohet me një pjesë të vendeve të tjera ku pacientët me sëmundje të pashërueshme mund të marrin ligjërisht ndihmë për t'i dhënë fund jetës së tyre.

 ■ Katër burra të përfshirë në një sulm të parealizuar terrorist në një tren në Paris në 2015 u dënuan për vrasje në tentativë, bashkëpunim dhe shoqatë terroriste kriminale. Ata u dënuan me burgim nga shtatë vjet në ‘me jetë’.

■ Danimarka ashpërsoi ligjin e saj të përdhunimit të enjten duke kriminalizuar seksin pa pëlqimin e qartë. Ligji më parë kërkonte prova të dhunës, kërcënim ose prova që viktima nuk ishte në gjendje të mbrohej nga sulmi.

Të fundit