Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■  Gjermania në krizë, paralajmërimi i Merkel: Ndihmat për bizneset nuk mund të vazhdojnë për shumë kohë

■ Autoritetet në Kinë po përpiqen të rishkruajnë narrativën e pandemisë duke përhapur teori të rreme se virusi e ka origjinën diku tjetër.

■ Rudy Giuliani, ish-kryetari i Bashkisë së Neë York-ut dhe avokati i Presidentit Trump, ka dalë pozitiv për koronavirusin, njoftoi Trump dje.

■ Virusi po përhapet edhe në radhët e Kishës Ortodokse të fuqishme greke, njofton NYT.

■ Rusia filloi të vaksinojë mijëra njerëz në Moskë të shtunën, duke filluar një fushatë që do të zgjerohet në shkallë vendi këtë javë. Vaksina Sputnik V e vendit nuk është provuar plotësisht se është e sigurt dhe efektive.

■ Banorët e azileve në ShBA mund të marrin një vaksinë virusi deri në fund të dhjetorit, tha këshilltari kryesor shkencor i Operacionit Ëarp Speed, programi i qeverisë për vaksinat.

■ Ndërsa Ishujt Kanarie përpiqen të përballen me një fluks të papritur të migrantëve nga Afrika, qeveria spanjolle i ka vendosur këto të sapoardhur në hotele, duke shkaktuar tensione me banorët lokalë, të cilët kanë frikë nga një efekt negativ në turizëm.

■ Një aktiviste 17-vjeçare, Ou Hongyi, ka zhvilluar një fushatë të vetmuar në qytetin e saj të lindjes në jug të Kinës për të rritur ndërgjegjësimin rreth rreziqeve të një planeti që po ngrohet.

Të fundit