Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Greqia ka njoftuar sot masat e reja në kuadër të parandalimit të Covid-19. Të gjithë qytetarët që do të shkojnë në Greqi nga data 18 dhjetor deri në 7 janar 2021 do të duhet të qëndrojnë në karantinë 10 ditë. Deri më tani karantina ishte 7 ditë, por festat kanë ndikuar në zgjatjen e saj.

■ Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur se masat aktuale kundër koronavirusit janë të pamjaftueshme për të kaluar dimrin, duke paralajmëruar kështu kufizime të reja.

■ Bashkimi Europian i ka lënë afat deri të martën Hungarisë dhe Polonisë për të heqjen e vetos ndaj projekt buxhetit të BE-së. “Ne duhet të kemi një marrëveshje nga Hungaria dhe Polonia deri sot ose më së voni nesër”, tha diplomati i BE-së.

■ Kryeministri i Rumanisë Ludovic Orban ka dhënë dorëheqjen pasi partia e tij doli e dyta në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan në fundjavë, pavarësisht se parashikimet kanë qenë se do të mbetet në pushtet.

■ Në një kohë, ku përballja me koronavirusin ende nuk ka përfunduar, një  sëmundje e mistershme ka goditur Indinë. Mediet e huaja raportojnë se 227 persona janë shtruar në spital, ndërsa 1 ka humbur jetën. Personat e infektuar me këtë lloj sëmundje kanë disa simptoma si, djegje të syve, të vjella dhe të fikët.

■ Për herë të parë pas 9 vitesh, Ronaldo dhe Leo Messi përballen sërish në Champions League. Sfida mes Barcelonës dhe Juventusit do të luhet ditën e ma

■ Masat anti-Covid, Greqia rikthen 'lockdown-in' e dytë: Shkollat mbyllur deri më 7 janar, kontrolle të rrepta për Krishtlindje

■ Skandali me tenderat, Gjykata dënon me 8 vjet burg ish-ministrin e financave të Austrisë.Ish-ministri u dënua për veprat penale marrje ryshfeti dhe falsifikim të provave në një marrëveshje për të shitur mijëra apartamente në pronësi publike.

■ Kryeministri Justin Trudeau i Kanadasë njoftoi se vendi do të merrte 249,000 doza të vaksinës së Pfizer këtë muaj, dhe miliona të tjera në 2021.

■ Disa vende në të gjithë Europën po planifikojnë të heqin kufizimet shkurtimisht gjatë pushimeve për të lejuar familjet dhe miqtë të mblidhen.

■ Pasi Pfizer dorëzon 100 milion dozat e para të vaksinave në ShBA, vendi mund të mos marrë një seri tjetër deri në qershor, pasi Bashkimi Europian bleu furnizimin e ofruar (dhe refuzuar) nga Shtëpia e Bardhë verën e kaluar.

■ Bob Dylan, që e ka fituar çmimin Nobel, ka shitur të gjithë katalogun e këngëve, me më shumë se 600 këngë, te Universal Music, në atë që mund të jetë blerja më e madhe ndonjëherë e të drejtave botuese, me një kosto të vlerësuar prej më shumë se 300 milion dollarë.

Të fundit