Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Drejtori i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka parashikuar se vdekjet me koronavirus do të jenë "afër 450,000" deri në shkurt nëse një përqindje shumë më e madhe e popullsisë nuk ndjek masa paraprake si mbajtja e maskave. Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur gati 275,000.

■ Një komitet olimpik në Japoni zbuloi një plan paraprak të sigurisë së koronavirusit për Lojërat Tokyo 2020, të cilat u shtynë për korrik 2021. Udhëzimet bëjnë thirrje për testimin e atletëve çdo katër deri në pesë ditë dhe do të lejonte spektatorët jashtë shtetit të marrin pjesë pa nevojën e dy javëve karantinë pas mbërritjes.

■ Sezoni i skive në Europë do të fillojë me një set masash. Disa vende, si Austria dhe Zvicra, po zgjedhin të hapen, ndërsa të tjerët, si Italia, Gjermania dhe Franca, janë zotuar të qëndrojnë të mbyllura ose të vendosin kufizime të konsiderueshme.

■ Komisioni i Bashkimit Europian ka publikuar udhëzimet për javët e ardhshme, në përpjekje për të shmangur një valë të re infeksionesh gjatë periudhës së festave. Kufizimet përfshijnë ceremonitë e deri te shkollat. Komisionerja e BE për Shëndetësinë, Stella Kyriakides theksoi se është e nevojshme që të mbahet nën kontroll pandemia.

■ Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar që të nisë vaksinimi masiv kundër Covid-19 në fund të javës së ardhshme. Sipas studiuesve ajo është 91,4% efektive, bazuar tek të dhënat e marra nga personat 28 ditë pas dozës së parë dhe 7 ditë pas dozës së dytë.

Qeveria afgane dhe negociatorët talibanë në Katar kanë rënë dakord se si të vazhdojnë me negociatat e paqes. Faza tjetër e bisedimeve ka të ngjarë të përqendrohet në një plan politik dhe një armëpushim afatgjatë në të gjithë vendin.

Një komision i Kombeve të Bashkuara, në një vendim shumë të pritur, votoi për heqjen e marihuanës për përdorim mjekësor nga një kategori e drogërave më të rrezikshme në botë.

Kina publikoi ​​pamje video dje që tregonin mbërritjen e anijes robotike Chang’e-5 në sipërfaqen e hënës.

Singapori miratoi një produkt mishi të rritur në laborator nga një start up amerikan, duke e bërë atë të parin në botë që fiton miratimin e qeverisë.

Të fundit