Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

 

Zgjedhjet amerikane 

■ Dy ditë pasi votimet u mbyllën në zgjedhjet amerikane, numërimet e fundit të votave po i japin Joe Biden momentum të ri. Kandidati demokrat shtoi epërsinë në Nevada dhe Arizona, dy shtete ku numërimi nuk pritet të përfundojë të paktën deri të premten, ndërsa kryesimi i Presidentit Trump u tkurr në Georgia dhe Pennsylvania.  

■ Presidenti Trump theu një heshtje dy-ditore për të dhënë një deklaratë të shkurtër të mbushur me akuza në lidhje me procesin zgjedhor ndërsa numëruesit në disa shtete vazhduan të përpilojnë votat në garën presidenciale. "Nëse llogaritni votat ligjore, unë lehtë fitoj", tha Trump, duke mos ofruar asnjë provë për këtë pretendim.

Çështjet ligjore: Fushata e Trump shënoi një fitore të vogël në një proces gjyqësor në Pennsylvania, duke u dhënë vëzhguesve të fushatës akses më të mirë te numëruesit e votave, ndërsa paditë në Michigan dhe Georgia u refuzuan.

Në terren: Amerikanët dolën në rrugë në marshime kryesisht paqësore në të gjithë vendin. Mbështetësit e Trump u mblodhën jashtë zyrave të numërimit të votave për të kërkuar që zyrtarët "të ndalojnë numërimin" e votave. Por procesi vazhdoi.

■ I dhanë avantazh Joe Biden, pse dështuan sondazhet në Amerikë  

Në zhvillimet e tjera:

■ Greqia izolim total nga e shtuna: Vetëm kopshtet dhe shkollat fillore vijojnë normalisht mësimin. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis i Greqisë njoftoi të enjten një bllokim tre-javor në të gjithë vendin duke filluar të shtunën, pas një rritje të mprehtë të infeksioneve dhe mes frikës për rritjen e presionit mbi spitalet.

■ Aeroportet europiane i kërkuan Bashkimit Europian të marrë masa urgjente dhe specifike.  Kjo kërkesë vjen pasi po shterohen të gjitha mundësitë, ndërsa situata sa vjen dhe përkeqësohet.

■ Kryeministri i Britanisë Boris Johnson u shpreh se frenimi i rasteve me koronavirus është i pamundur, nëse qytetarët nuk respektojnë masat. Johnson u bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat në mënyrë që të festojnë një krishtlindje normale.

■ Për të dytën ditë me radhë, Shtetet e Bashkuara të Enjten regjistruan mbi 100,000 raste të reja me koronavirus ndërsa rekordet ditore ishin thyer në të gjithë vendin.

■ Kina ndaloi hyrjen e pothuajse të gjithë udhëtarëve nga Bangladeshi, Belgjika, Britania, India dhe Filipinet, me përjashtim të shtetasve kinezë, në lëvizjen e fundit për të kontrolluar koronavirusin.

■ Olivier Véran, ministri i shëndetësisë i Francës, paralajmëroi se nëse rregullat e reja nuk do të ndiqeshin me përpikëri, njësitë e kujdesit intensiv do të mbingarkoheshin nga mesi i nëntorit.

■ Presidenti Hashim Thaçi, një udhëheqës guerilë gjatë luftës së Kosovës për pavarësi kundër Serbisë, dha dorëheqjen për t'u përballur me akuza për krime kundër njerëzimit në një gjykatë speciale ndërkombëtare në Hagë. Thaçi u padit në qershor nga gjykata speciale në Hollandë për 10 akuza të krimeve të luftës.

 ■Pasiguria politike në SHBA ka ringjallur mundësinë që ligjvënësit të bien dakord mbi një projekt-ligj të ri shpëtimi ekonomik para Krishtlindjes. S&P 500 kërceu gati 2 përqind, duke sfiduar parashikimet se investitorët do të sprovohen nga pasiguria e zgjedhjeve, edhe kur 738,000 punëtorë javën e kaluar paraqitën kërkesa të reja për përfitime të papunësisë.

■ Qeveria koreano-veriore zgjeroi një fushatë kombëtare duke ndaluar pirjen e duhanit në vende publike. Por media shtetërore e lajmeve vazhdon të tregojë udhëheqësin e vendit, Kim Jong-un, duke pirë duhan në metro, në shkolla dhe në spitale.

Të fundit