Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Vendet e varfëra të bllokuara nga tregu për vaksinat e shtrenjta Covid-19 rrezikojnë të bëhen terren për variante, si ai i gjetur në Afrikën e Jugut, që mund t'i bëjë vaksinat më pak efektive.

■ Veterani i Ushtrisë Britanike Tom Moore, i cili mblodhi miliona për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar në Britani duke ecur në kopshtin e tij, u pranua në një spital me virusin koronavirus, tha vajza e tij.

■ SHBA po konsideron ndërhyrje kundër qeverisë së Presidentit të Ugndës Yoweri Museveni, një aleat i vjetër që ka shtypur disidencën në vend. BE gjithashtu ka shprehur shqetësim.

■ Militantët e grupit ekstremist Shababa sulmuan një hotel të madh në Mogadishu, kryeqyteti  Somalisë, të dielën në mbrëmje, duke ngritur frikën e rritjes së dhunës në vendin afrikan.

■ Një gjykatë Hollandeze vendosi të premten se një filial i Royal Dutch Shell ishte përgjegjës për derdhjet e naftës në Deltën e Nigerit në Nigeri në 2006 dhe 2007, duke urdhëruar kompaninë të dëmshpërblejë një grup të vogël të banorëve në rajon dhe të fillojë pastrimin e ujërave të kontaminuar brenda disa javësh.

■ Kina tha se nuk do të njohë më pasaportat speciale që Britania u vë në dispozicion banorëve të Hong Kongut, pasi qeveria britanike njoftoi lëvizje të reja për të bërë më të lehtë për banorët e Hong Kongut për të lëvizur në Britani.

■ Alexei Navalny, Greta Thunberg dhe OBSH nominohen për Çmimin Nobel për Paqe  

Të fundit