Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Mario Draghi, ish-kreu i Bankës Qendrore Europiane, pranoi një mandat nga Presidenti Sergio Mattarella për të formuar një qeveri të re koalicioni për të drejtuar Italinë nga pandemia dhe përmes rimëkëmbjes ekonomike.

■ Qindra biznese në Poloni, duke përfshirë palestra, bare dhe restorante, po sfidojnë kufizimet e qeverisë dhe rrezikojnë gjoba të majme duke rihapur pavarësisht nga një bllokim i vazhdueshëm.

■ Një ekip ekspertësh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë duke hetuar origjinën e pandemisë vizitoi një qendër kërkimore në Ëuhan, Kinë, e cila ka qenë një fokus i disa teorive të pabazuara në lidhje me koronavirusin.

■ Studimi i ri zbuloi se vaksina AstraZeneca ka potencial për të zvogëluar transmetimin e virusit.

■ Njerëzit në të gjithë Britaninë mbrëmë duartrokitën dhe goditën tenxhere për nder të Tom Moore, veteranit 100-vjeçar të Ushtrisë, i cili u bë një hero kombëtar për përpjekjet e tij për mbledhjen e fondeve herët në pandemi. Ai doli pozitiv për Covid-19 në janar dhe vdiq të martën.

■ Organizatorët publikuan plane për të mbajtur atletët të sigurt gjatë Lojërave Olimpike të kësaj vere në Tokio, duke sinjalizuar vendosmërinë e tyre për të mos e shtyrë ngjarjen përsëri.

■ Brian Sicknick, oficeri i cili vdiq si rezultat i sulmit të turmës në 6 janar, u nderua në një ceremoni në Capitol të cilin ai ndihmoi që të mbrohej. Sicknick është personi i pestë të cilit I bëhen homazhe në Capitol Rotunda, një nder  i rezervuar për qytetarët privatë.

■ Ndërsa Kryeministri Narendra Modi përballet me protesta nga fermerët kundër ligjeve të reja të bujqësisë, kritikët dhe analistët thonë se ai po hesht gjithnjë e më shumë zërat kundërshtues dhe bllokon internetin.

■ Redaktori i faqes së lajmeve Mediazona në Rusi u dënua me 25 ditë burg, ndërsa autoritetet godasin shprehjen e lirë pas kthimit të liderit të opozitës Aleksei Navalny në vend.

Të fundit