Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Facebook tha se do të hiqte postimet me pretendime të rreme rreth vaksinave. "Ndërtimi i besimit në këto vaksina është kritik", tha kompania në një postim në blog.

■ Australian Open filloi në Melburn të hënën pas një vonese prej tre javësh për shkak të pandemisë. Numri i spektatorëve ka kapur në 30,000 në ditë, ose rreth gjysma e të pranishmëve të zakonshëm.

■ Gjermania, Polonia dhe Suedia njoftuan dëbimin e diplomatëve rusë pasi Kremlini dëboi të dërguarit nga të tria vendet. Kremlini tha se të tre diplomatët kishin marrë pjesë në tubime në mbështetje të udhëheqësit të opozitës Aleksei Navalny.

■ Me zgjedhjet e përgjithshme vetëm disa javë larg, Kryeministri Benjamin Netanyahu i Izraelit ndoqi rinisjen e gjyqit të tij për akuzat e korrupsionit. Seanca ishte kryesisht administrative, dhe Netanyahu foli shkurtimisht për tu deklaruar i pafajshëm.  

■ Tesla tha se priste të fillonte të merrte kriptomonedhën Bitcoin si pagesë "në të ardhmen e afërt". Në raportin e saj vjetor, prodhuesi i makinave zbuloi se kishte blerë Bitcoin me vlerë 1.5 miliard dollarë si pjesë e një nisme për të investuar në asete alternative.

■ Kompanitë gjigande të naftës BP dhe Total fituan pjesën më të madhe të opsioneve për të ndërtuar ferma të reja të erës në det të hapur dhënë nga Britania, investime që pritet që eventualisht të kapin dhjetëra miliarda dollarë.

■ Dy studiues po gjykohen për një shkrim sipas të cilit një krybashkiak polak i vdekur prej kohësh ishte bashkëpunëtor në një masakër të Holokaustit në fshatin Malinowo. Kritikët thonë se qeveria po përpiqet të theksojë vuajtjet polake në Luftën e Dytë Botërore dhe të minimizojë bashkëpunimin në krimet naziste.

Të fundit