Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Senati votoi dje 56 me 44, me gjashtë republikanë që u bashkuan të 50 Demokratëve, për të vazhduar me gjyqin për fajësimin e ish-Presidentit Donald Trump, duke hedhur poshtë pretendimin e ekipit të tij të mbrojtjes se do të ishte antikushtetuese ndjekja penale e një presidenti pasi ai kishte lënë detyrën.

■ Personat me sëmundje mednore janë në rrezik shumë më të madh të prekjes nga koronavirusi, dhe ka shumë më tepër gjasa të shtrohen në spital dhe të vdesin prej tij zbuloi një studim.

■ Pas 12 ditësh pune në terren, një ekip i shkencëtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha në Kinë të martën se koronavirusi ishte përhapur për herë të parë tek njerëzit përmes një kafshe dhe se ishte "jashtëzakonisht e pamundur" që të ishte përhapur nga një aksident laboratorik.

■ Shtetet e Bashkuara janë në prag të administrimit të 1.5 milion doza të vaksinës koronavirus çdo ditë, pranë një synimi që Presidenti Biden vendosi pak pasi mori detyrën muajin e kaluar.

■ Piloti i helikopterit të rrëzuar që vrau yllin e basketbollit Kobe Bryant, vajzën e tij dhe shtatë të tjerë, fluturoi nëpër re në shkelje të rregullave federale, thanë hetuesit.

■ Kryetari i Lojrave Olimpike Tokyo 2020, Yoshiro Mori, 83 vjeç, ka kërkuar falje pas një stuhie reagimesh mbi komentet e tij seksiste, por ka refuzuar të japë dorëheqjen. Që nga ajo kohë, mbështetës të shquar politikë janë rreshtuar për të thënë që Mori duhet të mbetet në krye.

■ Hollanda ka pezulluar birësimet ndërkombëtare pasi një hetim zbuloi se qeveria kishte dështuar të veprojë mbi abuzimet e njohura, përfshirë vjedhjen dhe trafikimin e fëmijëve, midis 1967 dhe 1998.

■ Një gjykatë e Kopenhagës vendosi një dënim me burg 21 muaj për Peter Madsen, i cili po vuan një dënim të përjetshëm për vrasjen e gazetares suedez Kim Ëall në 2017, për një përpjekje arratisjeje në tetor.

Të fundit