Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Ish Presidenti Trump ishte më i sëmurë me Covid-19 në tetor sesa ishte pranuar publikisht në atë kohë, me një problem të mushkërive të shoqëruar me pneumoni të shkaktuar nga koronavirusi, sipas njerëzve të njohur me gjendjen e tij.

■ Koronavirusi është përdorur si një justifikim për të kufizuar fjalën e lirë në dhjetëra vende, sipas një raporti të ri nga Human Rights Watch.

■ Royal Dutch Shell, prodhuesi më i madh i naftës dhe gazit në Evropë, tha se "prodhimi total i naftës arriti kulmin në vitin 2019" dhe se priste një rënie graduale të prodhimit të naftës prej 1 deri në 2 përqind në vit nw vijim.

■ Në një fitore për Princin Harry dhe gruan e tij, Meghan, në grindjen e tyre me tabloidët britanikë, një gjykatës britanik vendosi të enjten se The Mail on Sunday kishte ndwrhyrw nw privatësinë e Meghan duke botuar një letër private që ajo i kishte dërguar babait të saj .

■ Yoshiro Mori, një ish-kryeministër japonez, pritet të japë dorëheqjen si kreu i komitetit olimpik. Ai provokoi polemikë të ashpër kur u ankua se gratë bënin që takimet të zgjasnin duke folur shumë.

■ Një javë pasi rregullatori i transmetimit të Britanisë ndaloi China Global Television Network, ose CGTN, duke cituar kontrollin e saj nga Partia Komuniste Kineze, ekuivalenti kinez duket se u hakmor. Administrata Kombëtare e Radios dhe Televizionit të Kinës njoftoi të Premten se BBC do të ndalohet të transmetojë programet e saj në Kinë. Ajo akuzoi shërbimin britanik të lajmeve për raportim të njëanshëm dhe të pasaktë.

Të fundit