Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Vdekjet në Japoni ranë për herë të parë në më shumë se një dekadë, një kontrast i thellë me humbjet e mëdha që pësuan shumë vende të tjera. Të dhënat sugjerojnë që masat e marra për të kontrolluar virusin mund të kenë frenuar edhe përhapjen e sëmundjeve të tjera.

■ Tiger Woods ishte "zgjuar, i përgjegjshëm dhe po shërohej" pas operacionit për dëmtime në këmbën e tij të djathtë të pësuar në një aksident me makinë. U tha se ai  ishte duke ecur me një "shpejtësi më të madhe se normalja" kur përplasja ndodhi të martën.

■ Pasaportat dhe identifikimet e tjera federale në ShBA mund të përfshijnë së shpejti një mundësi të tretë, përveç "mashkullit" ose "femrës": "X", për njerëzit jo binarë dhe interseks.

■ Një gjykatë divorci urdhëroi një burrë të paguante gruan e tij më shumë se 7,700 dollarë kompensim për punët e shtëpisë që bëri gjatë martesës së tyre. Vendimi historik nxiti një debat të ashpër; shumë që thanë se shuma ishte e papërshtatshme.

■ Një memuar nga një vajzë e Amos Oz, një nga autorët më të njohur të Izraelit, i cili vdiq në 2018, ka tronditur vendin me pretendimet për abuzim fizik dhe emocional. Anëtarët e tjerë të familjes e kanë mbrojtur shkrimtarin.

■ Izraeli është zotuar të japë vaksina rezervë të koronavirusit për disa aleatë të huaj, duke ringjallur një debat rreth përgjegjësive të tij ndaj palestinezëve që jetojnë nën okupimin e tij.

Të fundit