Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Unioni i Lirive Civile për Europën, një grup i të drejtave të njeriut, paralajmëron se politikat e qeverive për të luftuar pandeminë kanë dobësuar demokracinë në të gjithë kontinentin.

■ Kina këtë javë prezantoi një certifikatë dixhitale të shëndetit që do të përfshijë vaksinimin e përdoruesve dhe historinë e testit të koronavirusit për të mundësuar udhëtimet ndërkombëtare.

■ Një vit pas bllokimit të saj të parë, Italia tejkaloi 100,000 vdekje nga koronavirusi. Vendi po përjeton një valë të madhe infeksionesh të nxitura nga variante të reja.

■ Parlamenti Europian i ka hequr imunitetin Carles Puigdemont, ish-udhëheqësit separatist të Katalonjës, duke hapur rrugën për një përpjekje tjetër të Spanjës për ekstradimin dhe gjykimin e tij me akuzat e kryengritjes. Tani i takon gjyqësorit belg të vendosë për kthimin e tij.

■ Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë mëngjesin e së mërkurës mbi projekt-ligjin e ndihmës pandemike prej 1.9 trilion dollarësh që kaloi në Senat javën e kaluar. Projekt-ligji pritet të kalojë dhe më pas të drejtohet në Shtëpinë e Bardhë për t'u nënshkruar në ligj. Një masë për të zgjeruar ndjeshëm të drejtat e punës është e sigurt që do të bllokohet nga senatorët republikanë, duke rritur aksionet për një betejë të ardhshme nëse Demokratët do të eleminojnë filibusterin.

Të fundit