Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Një protestë në Greqi u kthye në dhunë ndërsa zemërimi u rrit për taktikat e përdorura nga oficerët e policisë që po zbatonin kufizimet e bllokimit.

■ Administrata e Biden synon të sigurojë një shtesë prej 100 milion dozash të vaksinës Johnson & Johnson me një injeksion të vetwm deri në fund të këtij viti.

■ Paketa stimuluese e Presidentit Biden me 1.9 trilion dollarë mori miratimin përfundimtar në Dhomën e Përfaqësuesve të mërkurën. Biden pritet të nënshkruajë ligjin të Premten.

■ Kenia dhe Maroku kanë aprovuar vaksinën ruse Sputnik V, sipas RDIF, një fond i pasurive sovrane ruse, njoftoi Reuters.

■ Qeveria ruse tha se po ngadalësonte aksesin në Twitter, duke akuzuar rrjetin social për dështimin për të hequr përmbajtjet e paligjshme. Kufizimet janë një përshkallëzim i qartë i një ofensive të vazhdueshme kundër kompanive amerikane të internetit që kanë siguruar prej kohësh një strehë për lirinë e shprehjes.

■ Megjithëse pasojat nga intervista bombë me Oprah Winfrey e Princit Harry dhe Meghan ka bërë jehonë globale dhe ka shkaktuar një përçarje të rrallë publike në shtypin britanik, shumë anëtarë të klasës politike të Britanisë kanë shmangur adresimin e saj. Kryeministri Boris Johnson ende nuk ka dhënë komente.

■ Ndërsa industria e filmit në ShBA ringrihet ngadalë, Hollywood-i është zhvendosur përkohësisht në Australi. Dhjetëra prodhime ndërkombëtare të filmave janë joshurdrejt kwtij vendi, ku rastet e Covid-19 janë të pakta. Nga ana tjetër, aktorët kanë gjetur diçka që i ngjan parajsës.

■ Një oficer policie në Britani po mbahet nën dyshimin e vrasjes në lidhje me zhdukjen e njw gruaje të re, e cila u zhduk në Londrën e Jugut pasi u largua nga shtëpia e një shoku. Detektivët që hetojnë rastin kanë gjetur mbetje njerëzish në një zonë pyjore në Kent.

Të fundit