Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Agjencia Europiane e Barnave, rregullatori kryesor i ilaçeve i BE, ka shumë të ngjarë të shpallë të sigurt vaksinën AstraZeneca pasi shqetësimet me një lidhje të mundshme me mpiksjen e gjakut ose gjakderdhjen jonormale çuan në pezullimin e saj në shumë vende. Por miliona europianë janë tronditur nga luhatjet në informacion dhe do të jenë më hezitues për vaksinimin.

■ Polonia, e cila ka përjetuar një ngritje të konsiderueshme në rastet e koronavirusit, do të forcojë kufizimet në të gjithë vendin duke filluar të shtunën.

■ Bregu Perëndimor i okupuar dhe Rripi i Bllokuar i Gazës morën dërgesën e tyre të parë të vaksinave Covid-19 të mërkurën nga iniciativa globale e ndarjes së vaksinave Covax.

■ Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë paralajmëroi të mërkurën për një "ulje të konsiderueshme" të furnizimeve të vaksinave nga prodhuesit që do të zgjaste një muaj.
■ Një gjykatë japoneze vendosi se ishte antikushtetuese të mos njohësh ‘bashkimet në martesë’ të të njëjtit seks.

■ Presidenti Biden tha se do të ishte "e vështirë" për të përmbushur afatin e 1 majit për të tërhequr të gjitha trupat e mbetura amerikane nga Afganistani.

■ Tashnuva Anan Shishir, që zhvilloi një luftë për dekada të tëra për t’u pranuar në Bangladesh, bëri histori si spikerja e parë e lajmeve transgjinore e vendit.

■ Mbrojtja e zonave strategjike të oqeaneve të botës nga peshkimi, shpimet dhe minierat mund të ndihmojë në luftimin e ngrohjes globale, zbuluan studiuesit në një studim të ri novator.

■ Me rritjen e shqetësimeve për klimën, kompanitë e çelikut përballen me një krizë të pashmangshme. Dhe ndërsa ka zgjidhje, kostot ka të ngjarë të shkojnë në dhjetëra miliarda dollarë vetëm në Europë.

Të fundit