Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Qeveria italiane ka miratuar paketën e rimëkëmbjes prej 32 miliardë euro si përpjekje për të përballuar pasojat e pandemisë në ekonomi.

■ Frika nga Covid-19, në Lojërat Olimpike në Tokio nuk do të lejohen spektatorët e huaj. Organizatorët sqaruan se do të rimbursojë paratë e biletave që kishin blerë të huajt.

■ Koronavirusi po ringrihet përsëri në të gjithë Indinë. Infeksionet e konfirmuara janë rritur në rreth 31,600 çdo ditë, nga një minimum prej rreth 9,800 në shkurt. Në një periudhë të fundit dy javore, vdekjet nga virusi u rritën me 82 përqind.

■ Ministria e Shëndetësisë e Afrikës së Jugut tha se vendi ka përfunduar shitjen e dozave të papërdorura të vaksinës AstraZeneca në 14 vende të tjera anëtare të Bashkimit Afrikan pa dhënë emra.

■ Kthimi i oficerëve të policisë që drejtonin trafikun në Piazza Venezia në Romë u përshëndet nga shumë si një shenjë e normalitetit në një kohë të vështirë.

■ Protesta të dhunshme shpërthyen të dielën mbrëma në qytetin Britanik të Bristol mbi një projekt-ligj të propozuar të policisë që do të krijonte kufizime të reja gjithëpërfshirëse në protesta dhe do t'i jepte policisë kompetenca të reja të gjera.

■ Elsa Peretti, modelja e modës e kthyer në stiliste bizhuterish për Tiffany & Company, vdiq në moshën 80 vjeç të enjten mbrëma në shtëpinë e saj në Spanjë.

S■ ekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin zbarkoi në kryeqytetin e Afganistanit të dielën, duke u bërë anëtari i parë i kabinetit të Presidentit Biden që vuri këmbë në vend.

Të fundit