Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Izraeli dhe Hamasi ka shumë të ngjarë të arrijnë një marrëveshje armëpushimi brenda dy ditëve të ardhshme, sipas një zyrtari të lartë izraelit të njohur me negociatat dhe dy të tjerëve që mbështetën këtë burim.

■ Joefred dhe Ralfred Gregory ishin binjakë 24-vjeçarë në Nes Delhi që lëvizën gjatë jetës si një - dhe të dy vdiqën nga Covid-19. Zyrtarët në Indi regjistruan 4529 vdekje nga virusi të martën, numri më i lartë në çdo vend deri më tani.

■ Në Gjermani, joshja e lirive të premtuara nga një vaksinë i ka tunduar disa njerëz të provojnë aktivitetet më jo-gjermane: futja pa radhë.

■ Zyrtarët australianë thonë se vendi nuk ka gjasa të rihapë plotësisht kufijtë deri në mes të vitit 2022, një veprim që kritikët kanë frikë se do ta kthejë vendin në një "komb vetmitar".

■ Qyteti i Nju Jorkut, dikur në qendër të pandemisë, është rihapur.

■ Mijëra oficerë policie protestuan dje në Paris nën një thirrje për më shumë mbrojtje. Ata argumentuan se puna e tyre ishte bërë gjithnjë e më e rrezikshme për shkak të dështimit të qeverisë për të rregulluar problemet sociale të vendit.

■ Një proces gjyqësor i rrallë për qytetarët kërkon të detyrojë zyrtarët qeveritarë në Indonezi të adresojnë ndotjen e përhapur në zonën metropolitane të Xhakartës, e cila bën pjesë tani në qytetet me cilësinë e ajrit më të keq në botë.

■ Një Kongres i ndarë ashpër votoi për krijimin e një komisioni të pavarur për të hetuar trazirat pro-Trump në Capitol që u zhvillua në 6 Janar, duke kapërcyer kështu kundërshtimin Republikan.

■ Pretendimet nga një bos i dënuar i krimit të organizuar për lidhje me zyrtarë të afërt me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan po trondisin qeverinë turke.

■ Kina publikoi fotot e para nga ulja e saj në planetin Mars.

■ Prokurori i përgjithshëm i Nju Jorkut është bashkuar me një hetim penal ndaj Organizatën Trump që po zhvillohet nga avokati i distriktit të Manhattan-it.

■ Gati një vit pas vdekjes së John le Carré, Viking planifikon të publikojë "Silverview", një roman me spiunazh ngjarjet e të cilit vendosen në një qytet bregdetar anglez.

Të fundit