Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Covax do të marrë rreth 200 milion doza të vaksinës Johnson & Johnson, të cilat mund të rrisin inokulimet në vendet më të varfra të botës.

■ Udhëheqësi brutal dhe i paqëndrueshëm i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, detyroi një fluturim të Ryanair të ulej në kryeqytetin e vendit të dielën për të arrestuar një gazetar të shquar të opozitës bjelloruse, duke shkaktuar zemërim ndërkombëtar.

■ Në Pakistan, i cili ka furnizime të kufizuara me vaksina dhe shumë burokraci, të pasurit po blejnë doza nga spitalet private.

■ Gjermania të dielën ndaloi shumicën e udhëtimeve nga Britania mes shqetësimeve në lidhje me përhapjen e një varianti të koronavirusit të zbuluar së pari në Indi.

■ Një kabinë teleferike ra në tokë në rajonin veriperëndimor të Piemonte në Itali, duke vrarë të paktën 14 persona.

■ Qeveria në Suedi po shndërron një bazë të vjetër kërkimore mbi Rrethin Arktik në një qendër moderne të lëshimit të satelitëve.

■ Një vullkan që shpërtheu dhe zhvendosi dhjetëra mijëra njerëz në Republikën Demokratike të Kongos të shtunën në mbrëmje duket se është qetësuar.

■ Moti ekstrem, përfshirë shiun e ngrirë dhe erërat e forta, vrau më shumë se 20 njerëz që garuan në një ultramaratonë 62 milje në Kinë.

■ Oqeani Atlantik regjistroi të shtunën stuhinë e tij të parë të emërtuar të sezonit të uraganeve, pak para fillimit të tij zyrtar të tij.  

■ Banda italiane Maneskin fitoi këtë vit në Eurovision Song Contest, duke festuar fitoren me shampanjë dhe fishekzjarre.  

■ Aktivistët në SHBA. po bëjnë presion për ndalimin e të gjitha produkteve me kangur nga Australia, gjë e cila do të kërcënonte jetesën e gjuetarëve atje.

Të fundit