Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Rastet e reja të koronavirusit po rriten në 14 vende afrikane, me tetë vende që raportojnë rritje prej mbi 30 përqind në javën e kaluar.

■ Udhëtarët që kthehen në Britani nga Portugalia ose territoret e saj ishullore nuk do të jenë më në gjendje të shmangin kalimin në karantinë që nga e marta e ardhshme.

■ Rreth 10,000 nga 80,000 vullnetarë për Lojërat Olimpike të Tokios janë larguar në mes të shqetësimeve në rritje të koronavirusit.

■ Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të shpërndajë 25 milion doza vaksinash këtë muaj ndër vende në të gjithë Azinë, Amerikën Latine, Afrikën dhe Lindjen e Mesme.

■ Parlamenti i Danimarkës miratoi një ligj që lejon qeverinë të zhvendosë azilkërkuesit në vendet jashtë Evropës, i fundit në një seri masash të vijës së ashpër për të dekurajuar imigracionin.  

■ Mbretëresha Elizabeth II tha se kishte në plan të takohej me Presidentin Biden gjatë vizitës së tij në Evropë këtë muaj.

■ United Airlines ka në plan të porosisë 15 avionë supersonikë, të cilët mund të jenë të parët që mbajnë pasagjerë komercialë që kur Concorde u ‘pensionua’ në 2003.

■ Presidenti Biden zgjeroi një listë të zezë të epokës Trump duke ndaluar amerikanët të investojnë në kompani kineze që ndihmojnë survejimin dhe represionin.

■ Kina pezulloi të gjitha ultramaratonat dhe garat në distancë të gjatë pasi 21 vrapues u zhdukën gjatë një gare malore. Disa nga të afërmit e vrapuesve po pyesin në heshtje nëse të dashurit e tyre mund të ishin shpëtuar.

Të fundit