Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Samiti i NATO-s/ Stoltenberg bën thirrje për qëndrim të ashpër ndaj Kinës: Rrezik për sigurinë.

■ Në samitin e G7, Kryeministri Boris Johnson e gjeti veten duke shmangur pyetjet në lidhje me rihapjen e vonuar të ekonomisë së Britanisë dhe duke u përpjekur të zvogëlojë një përplasje të shëmtuar me BE mbi Irlandën e Veriut.

■ Vatikani paralajmëroi ipeshkvijtë konservatorë amerikanë të mos ua mohojnë komunionin politikanëve katolikë mbështetës të të drejtave të abortit, përfshirë Presidentin Biden.

■ Babë e bir, amerikanë, u deklaruan fajtorë në Tokio të hënën për ndihmën ndaj Carlos Ghosn, ish-shefin e Nissan, që të largohej nga Japonia ndërsa ai u përball në gjyq me akuzat e keqbërjes financiare.  

■ Aktiviteti i pazakontë në centralin bërthamor Taishan në Kinë ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, pasi dy kompani franceze të përfshira në termocentral pranuan problemet të hënën, por thanë se ato mund të trajtoheshin në mënyrë të sigurt. Zyrtarët në termocentral thanë se nuk ishte zbuluar asnjë rrjedhje.

Të fundit