Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Administrata e Biden ende nuk ka shpërndarë 55 milion doza vaksine Covid që është zotuar të dhurojë deri në fund të këtij muaji. Shumica do të shkojnë për Covax, një përpjekje ndërkombëtare për të vaksinuar kombet më të varfra.

■ Koncertet me audienca jo të ulura do të mund të rinisin në Francë më 30 qershor dhe klubet e natës mund të rihapen më 9 korrik.

■ Partia e kryeministrit të Armenisë, Nikol Pashinyan fitoi zgjedhjet e parakohshme gjatë fundjavës që gjithashtu sinjalizoi të paktën pranimin, edhe pse me hidhërim, nga votuesit të një zgjidhjeje paqeje të negociuar vjeshtën e kaluar me Azerbajxhanin.

■ Presidenti i zgjedhur ultrakonservator i Iranit, Ebrahim Raisi, tha se ai nuk do të takohej me Presidentin Biden dhe bëri thirrje që SHBA të kthehen në marrëveshjen bërthamore të 2015.

■ Një artist i cili filmoi fshehurazi mijëra studente femra në një kampus universitar kinez dhe i renditi ato "nga më të bukurat te më të shëmtuara" u përball me zemërim pasi puna e tij u ekspozua në një muze të Shangait.

■ Studiuesit në Izrael kanë bërë përparim në zhvillimin e sensorëve bakterialë që shkëlqejnë në prani të kimikateve të lidhura me minat e tokës dhe eksplozivët e tjerë vdekjeprurës.

■ Spektatorët nga Japonia do të lejohen të marrin pjesë në lojrat Olimpike në Tokio këtë verë, duke siguruar një audiencë të gjallë edhe pse ende të kufizuar pasi tifozët nga jashtë shtetit u ndaluan në mars.

Të fundit