Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Varianti shumë infektues Delta tani llogaritet për rreth 83 përqind të rasteve të reja të koronavirusit në SHBA, nga 50 përqind në fillim të korrikut. Në disa rajone, përqindja është edhe më e lartë - veçanërisht kur normat e vaksinimit janë të ulëta.

■ Zjarret përfshinë të gjithë Perëndimin Amerikan ndërsa një valë tjetër nxehtësie po ndihmonte në krijimin e një thatësire. Tymi i flakëve u përhap nëpër kontinent, duke arritur në New York City dhe më tej në Bregun Lindor.

■ Numri i njerëzve në Indi që kanë vdekur gjatë pandemisë mund të jetë midis 3.4 milion dhe 4.7 milion, ose afërsisht 10 herë sa numri zyrtar i vdekjeve nga virusi, i cili qëndron në 414,000.

■ Një rritje verore e rasteve të reja të koronavirusit ka shtyrë numrin total të infektimeve të Rusisë të raportuar mbi gjashtë milion.

■ Izraeli bombardoi për pak kohë Libanin e Jugut në përgjigje të raketave të hedhura nga militantët.

■ Jeff Bezos, personi më i pasur në botë, fluturoi për pak kohë në hapësirë dje. Në bord me të ishin njerëzit më të vjetër dhe më të rinj që kanë vizituar hapësirën: Oliver Daemen, 18 vjeç, një student hollandez; dhe Ëally Funk, 82, një pilote femër pioniere.

■ Ligjet e reja në të gjithë Indinë po kërkojnë të ndalojnë të gjitha martesat ndërfetare. Kritikët pretendojnë se ligje të tilla mbështesin ndjenjat anti-muslimane nën një qeveri që promovon një axhendë nacionaliste hindu.

■ Pedro Castillo, një politikan i majtë i konsideruar si outsider, fitoi presidencën e Perusë.

■ Përpara Lojërave Olimpike, ekipi i hendbollit në plazh i grave në Norvegji u gjobit nga Federata Europiane e Hendbollit pasi lojtarët veshën pantallona të shkurtra, në vend të bikini, siç është rregullorja, gjatë një ndeshje në fundjavë.

Të fundit