Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Dhjetëra njerëz, përfshirë të paktën 13 trupa amerikanë, u vranë në sulmet e dy kamikazëve jashtë aeroportit kryesor të Afganistanit dje, disa orë pasi qeveritë perëndimore kishin paralajmëruar për një sulm të afërt të Shtetit Islamik.  

■ Presidenti Biden dhe Naftali Bennett, kryeministri izraelit, do të takohen për herë të parë sot. Një nga pikat më të rëndësishme në rendin e ditës është ndarja e burimeve të inteligjencës.

■ Gjiganti botues gjerman Axel Springer pranoi të blinte Politico, në një marrëveshje që mund të trondisë skenën e mediave në Uashington.

■ Stjuardesat po përballen me një rritje të numrit të udhëtarëve të padisiplinuar, përfshirë njerëzit që janë të pakujdesshëm ndaj maskave apo edhe abuzues fizikisht.

■ Ndërsa varianti më ngjitës Delta merr përhapje në Europë dhe SHBA, disa zyrtarë rajonalë u janë kthyer vaksinave dhe maskave të kushtëzuara për të menaxhuar përhapjen ose lehtësuar kufizimet.

■ I pari në Gjermani, qytet-shteti i Hamburgut do të lejojë restorantet, parukierët, klubet dhe institucionet fetare të ndalojnë hyrjen e rriturve pa imunitet ndaj virusit në mënyrë që të heqin kërkesat strikte të distancimit. Varianti Delta përbën rreth 97 përqind të rasteve të reja në Gjermani.

Të fundit